UBT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me IPKO-në
Prishtinë, 20 janar - Përveç kombinimit të përvojave më të mira akademike me punën praktike në industrinë e telekomunikacionit, për studentët e UBT, IPKO gjithashtu do të ofrojë tri produkte të veçanta të komunikimit mobil falas brenda rrethit të studentëve dhe stafit të UBT-së, zbritje në telefonat e mençur mobil, me këste dhe pa kamatë, wireless falas në kampusin e UBT- së, për nevojat e studentëve dhe stafit akademik dhe atij administrativ.
Po ashtu gjatë ditëve në vijim, IPKO do të fillojë promovimin dhe shpërndarjen e produkteve të veçanta për studentët dhe stafin e UBT-së, ndërsa pas pajisjes me numra mobil nga IPKO, të gjitha njoftimet zyrtare të Universitetit tek studentët do të bëhen në numrat e tyre 049, u citua gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Universiteti për Biznes dhe Teknologji UBT me kompaninë IPKO.
Më tej marrëveshja e bashkëpunimi me IPKO, studentëve të UBT-së do tu ofrohet qasje për punë praktike apo profesionale në kompaninë telekomunikuese, pjesëmarrje në punëtoritë e përbashkëta mes studentëve dhe stafit të kompanisë, zbatim i projekteve të përbashkëta mes universitetit dhe IPKO-së, trajnim të stafit të kompanisë, etj.
Më tej citohet se nga kjo marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë IPKO, përfituesit kryesor do të jenë studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit UBT.
Bashkëngjitur mund ta gjeni broshurën informative rreth produkteve të ofruara, përmes së cilit ju do të mund të komunikoni dhe bashkëpunoni lirshëm, ndërsa më shumë detaje rreth tyre do të ofrohen nga stafi i kompanisë IPKO, brenda ditëve në vijim.