23 Dhjetor 2024

UBT ka sjellë robotët e gjeneratës së fundit të NAO-së në Kosovë

Prishtinë, 13 prill - Përveç vendeve nga Evropa, Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), është Universiteti i vetëm nga Republika e Kosovës dhe rajoni që ka sjellë robotët e gjeneratës së fundit të NAO-së në Republikën e Kosovës dhe në tërë Ballkanin, u tha  në konferencë e organizuar me media, e cila u mbajt sot në ambientet e Universitetit UBT, në Prishtinë.

Në këtë konferencë Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, bashkërisht me Prof. Dr. Peter Kopacek nga Universiteti Teknik i Vjenës dhe Dekani i Departamentit të Mekatronikës, Dr. Muzafer Shala, dhanë detaje rreth robotëve të rinj, sjelljen dhe rëndësinë e tyre në vendin tonë.

“NOA janë teknologjia e fundit e robotëve Humanoid, dhe sipas bisedave që kam pas me kompaninë në Paris, këta robotë vijnë për herë të parë në Ballkan. Ky është një lajm i ri dhe më pozitivi për vendin tonë”, tha Presidenti i UBT Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

UBT me fushën e robotikës është mjaft moti e familjarizuar, ku në kuadër të Departamenti të Mekatronikës, është edhe laboratori më moderni që ekziston, jo vetëm në vend, por edhe në regjion, dhe aty janë të vendosur të gjitha llojet e robotëve, duke filluar nga robotët industrialë, robotët që luajnë futboll etj, e tash edhe robotët që po i prezantojmë sot.

UBT në gara të futbollit me robotë në nivel të Evropës, ka marr vendin e parë, dhe besojmë se me robotët e porsaardhur do të marrim pjesë për Kupën Evropiane dhe botërore, dhe besoj që edhe suksesi nuk do të na mungojë.

Diku rreth 20 universitete më të mëdha në botë e kanë këtë teknologji, ku në kuadër të këtyre universiteteve po hyn edhe Universiteti UBT, dhe tash e tutje studentët dhe stafi i këtij Universiteti kanë mundësi dhe qasje në teknologjinë më të re shkencore dhe profesionale.

Prof. Dr. Peter Kopacek nga Universitete Teknik i Vjenës, njëkohësisht profesor edhe në Universitetin UBT, tha se e vërteta është që robotët vetëm kanë hy në Kosovë, dhe ne po e zhvillojmë një teknologji të re, edhe në këtë rast robotët Humanoid janë si shembull shumë i mirë për fushën e mekatronikës.

“Mendoj dhe besoj që deri pas 10 viteve çdo kompani e Kosovës do të ketë robotë të tillë, dhe detyra ime dhe e shefit të UBT-së është që studentët t’i shërbejmë me teknologjinë e fundit në këtë drejtim, sepse universitetet duhet të mendojnë më herët për të ardhmen e zhvillimit të vendit në të gjitha sektorët në përgjithësi, e më shumë atë të teknologjisë. UBT ka Laboratorë e Mekatronikës, dhe ai laborator do të jetë shtëpia e ardhshme e këtyre robotëve.

Ndërsa Dr. Muzave Shala, përveç që bëri prezantimin dhe punën hulumtuese që po bëhet në Departamentin Mekatronikës, si në pjesën e robotikës dhe në atë të sistemeve industriale, bëri edhe ndërlidhjen e robotëve të porsaardhur, të cilët ofrojnë mundësi të hulumtimit në fusha të ndryshme si atë në shkenca kompjuterike dhe në shkenca tjera.

Kurse Kushtrim Dragusha, ligjëruese në këtë Departament, tha se interkomunikimi mes njeriut dhe robotit mundësohet përmes censorëve të cilët janë të montuar në robot dhe këta censorë mundësojnë prej komunikimit me zë dhe marrjes së komandave nga njeriu, gjithashtu mundësi të komandimit edhe me pamje përmes kamerave.

Komunikimi me njeriun roboti e bënë përmes LED dritave altoparlanteve, që të jetë më natyrale. Fuqia e procesimit të të dhënave është e madhe dhe mundëson komunikim në kohë reale mes robotit dhe njeriut.

Gjithashtu roboti ka censorin e drejtimit – qëndrimit në mënyre që të detektojë se në cilën pozitë është dhe në rastet e rrëzimit të tij ngrihet në pozitën normale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)