UBT fillon bashkëpunimi me Universitetit Masarykova
Prishtinë, 13 tetor - Presidenti i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) Prof. Dr. Edmond Hajrizi gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Çekisë zhvillo një mori takimesh me personalitete të botës akademike dhe institucioneve tjera.
Ndaj me këtë rast vlen të theksojmë edhe takimin me rektorin e Universitetit Masarykova me Prof. Dr. Mikulash Bek, në qytetin Borno të Çekisë.
Përpos mikpritjes së përzemërt z. Bek shprehi gatishmëri për bashkëpunim ndëruniversitar në të gjitha nivelet e studimit e sidomos në fushën e doktoratës dhe shkëmbimin e studentëve.
Po ashtu të dyja palët vizituan kampusin e ri universitar të Universitetit Masarykova dhe parqet industriale që janë në kuadër të universitetit.
Sipas palëve në fjalë bashkëpunimi ndëruniversitar në mes UBT-së dhe Universitetit Masarykova do të arrihet brenda një kohe të shkurtër.
Në bazë të bisedave që patën mes udhëheqësit e institucioneve në fjalë Presidenti i UBT-së Dr. Hajrizi, u nda i kënaqur me të arritura e Universitetin e Masarykova, sidomos më programet e studimit më teknologjinë më moderne, me stafin akademik dhe me arritjet e studenteve.
Universitetit Masarykova për nga numri i studentëve është i dyti në Republikën e Çekisë, numëron një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve dhe ka marrëveshje shumta bashkëpunimi me universitete ndërkombëtare, numri i të diplomuare është i krahasueshëm me universitete më të mëdha në botë.