UBT e përfaqësoi Kosovën në Kongresin e IFAC-ut në Itali
Prishtinë, 2 shtator - Universiteti për Biznes dhe Teknologji UBT, bashkërisht me 50 shtete të ndryshme të botës, prej 29 gushtit deri më 2 shator, më saktësisht deri më sot i kanë zhvilluar punimet e Kongresit Botëror të XVIII-tit me radhë të Federatës Ndërkombëtare të Kontrollit Automatik, IFAC , dhe Kosovën e ka përfaqësuar Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT).
Me theks të veçantë, në Kongresin e XVIII-të të IFAC-ut, përfaqësuesi i UBT-së Prof. Dr. Peter Kopacek, profesor në UBT në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Mekatronikë, paraqiti një pasqyrë të plotë të projekteve të zhvilluara në UBT.
Në fillim ai foli rreth konferenca shkencore të nivelit ndërkombëtar që janë organizuar nga dhe të mbajtur në UBT, me theks të veçantë foli për konferencën SËIIS 2010 Workshop on Supplemental Ways for Improving International Stability e cila u organizua dhe u mbajt në UBT, në Prishtinë, gjatë muajit tetor të vitit 2010 dhe konferencë e cila i mbodhi mbi 50 shkencëtar ndërkombëtar.
Ai më pas ceki edhe Kampionatin e robotëve që luajnë futboll, dhe ekipi UBT- Kosova e ka përfaqësuar vendin në mënyrë sa më shkencore dhe rreth kësaj për teknologjinë e arritur më moderne në rajon dhe botë, z. Kopacek do e cekë se UBT-ja, Kosovën e ka anëtarësuar edhe në dy organizma të nivel botërorë si ne OEC dhe IPMA.
Ashtu raportoi për projektet fituara nga Bashkimi Evropian, në këtë rast vlen të theksohet projekti i Erasmus Mundus dhe që UBT për katër vitet e ardhshme do ta koordinoj këtë, po ashtu, ka paraqiture edhe gjurnalin shkencor International Jurnal for business and tecnology që ka fituar Numrin Serik Ndërkombëtar të Librit (ISSN) dhe ka filluar punën me sukses.
Më pastaj, Kopaqek i ceki edhe vizitat e vazhdueshme në SHBA dhe në Evropë , në kompani dhe universitete të ndryshme, të nënshkruar mbi 50 marrëveshjet të bashkëpunimi me universitete të rangut më të lartë nëpër botë, si dhe bëri një rekapitullim të gjerë të zhvillimeve në Republikën e Kosovës.
Punimet e Kongresit pikërisht janë zhvilluar në Qendrën e Kongreseve MiCo në Milano, kurse ceremonia përmbyllëse e punimeve organizua me sot dmth me 2 shtator në Universita Cattolica del Sacro Cuore po në Itali.
IFAC është organizatë e nivelit botërore në fushën e automatikës dhe inxhinierisë.
UBT në këtë organizatë është anëtar me të drejta të plota, e anëtarësuar që disa vite me votat e shumicës së vendeve anëtare.