UBT e fillon bashkëpunimin me Universitetin e Pillzenit
Prishtinë, 12 tetor - Presidenti i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një takim shumë të rëndësishëm gjatë qëndrimit të tij disaditëshe në Pragë të Republikës së Çekisë edhe në Universitetin e Pillzenit dhe u takua me prodekanin Prof. Dr. Vladimir Dushek.
z. Dushek përveç të tjerave ka prezantuar përvojat dhjetëvjeçare të ndërtimit të një zone ekonomike dhe për rolin e universitetit në këtë zonë më konkretisht për ndërtimin e projektit në fjalë. Po ashtu të dyja palët u fokusuan bartjen e njohurive.
Gjithashtu z. Hajrizi dhe Dushek folën për të gjitha mundësit e bashkëpunimit në një të ardhme të afërt në të gjithë nivelet e studimit si mastar dhe atë të doktoratës dhe për projektet e përbashkëta në atë evropian dhe regjional, shkëmbimin e literaturës më të avancuar, dhe për çështje tjera akademike të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.
Hajrizi u nda i kënaqur me të arriturat e universitetit në fjalë në të gjithë lëmit më konkretisht për rolin e universitetit në ndërtimin e zonës ekonomike.