UBT dhe Universiteti i Tiranës mbajnë konferencë ndërkombëtare
Prishtinë, 8 qershor - Universiteti për Biznes dhe Teknologji ( UBT) në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës (UT) organizojnë konferencën shkencore në nivel ndërkombëtar me temën Sistemet e informacionit dhe teknologjive, rëndësia e tyre në zhvillimin ekonomik .
Konferenca organizohet nën patronazhin e Akademisë të Shkencave të Shqipërisë.
Konferenca zyrtarisht hapet sot, më 8 qershor 2012, duke filluar në ora 17: 00, në objektin e Hotelit Ragner në Tiranë, ndërsa ajo i vazhdon punimet edhe më 9 qershor, me sesione paralele.
Pjesëmarrës në konferencë do të jenë një numër i madh i studiuesve dhe ndërmarrjeve të fushës së IT-së nga shumë vende të rajonit dhe Evropës. Janë paraqitur shumë punime shkencore, gjë që i jep konferencës një karakter shumë të rëndësishëm dhe me peshë shkencore.
Përveç krerëve të tria institucioneve organizatore, UBT, UT dhe ASHK, në hapjen solemne marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës .