UBT dhe Republika Çeke për një ambient me shumë investitorë
Prishtinë, 23 gusht 2011 Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë, gjatë këtyre ditëve organizoi disa konferenca të njëpasnjëshme me temën Përmirësimi i klimës së investimeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë.
Po ashtu në kuadër të kësaj teme ose në kuadër të projektit për përmirësimin e klimës është organizuar edhe vizita studimore nëpër komunat e Kosovës si në Komunën e Prishtinës, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Novobërdë, Shtime, etj , ku partnerët e projektit patën mundësi që për së afërmi ti identifikojnë nevojat dhe kërkesat për përmirësimin e klimës së investimeve të huaja dhe patën mundësi të takohen edhe me Zyrat Rajonale Zhvillimore dhe me qeverisjet komunale.
Në fokus të vizitës kanë qenë komunat të cilat që disponojnë parqe industriale, zona ekonomike, apo komuna te cilat planifikojnë që në të ardhmen të themelojnë parqe dhe zona.
Pjesëmarrës të vizitës po ashtu organizatorë dhe implementues të projektit janë Quality Kosova- Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe Czech INVENT Technology Agency, kurse është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, SOROS- Zyra në Pragë dhe në Prishtinë dhe UBT.
Si pjesë finale e projektit do të organizohet edhe një konferencë ku do të diskutohet rreth krijimit të strategjive për përmirësimin e klimës së ndërrmarrësisë dhe investimeve të huaja në Kosovë.
Quality Kosova është themeluar dhe drejtohet nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe e pranuar me të drejta të plota si anëtare e Organizatës Evropiane për Cilësi (Europian Organization for Quality).
Quality Kosova funksionon që nga viti 2006 dhe është asociacion që merret me çështjen e kualitetit, standardeve, certifikimeve dhe konfirmimit. Promovon cilësinë në Kosovë, në bazë të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, merret me certifikimin e sistemeve e produkteve, si ISO 9001 e të tjerë.
Si vazhdimësi e projektit do të organizohet edhe një vizitë studimore në Prag të Republikës Çeke, ku vizita do të realizohet më 11 deri më 17 shtator 2011.