UBT dhe CARITAS-i i Luksemburgut trajnojnë persona të Anamoravës
Prishtinë, 20 korrik - CARITAS-i i Luksemburgut në bashkëpunimi me Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), më konkretisht Presidenti i këtij Universiteti, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka zhvilluar trajnimin më një grup prej mëse 23 personave institucional dhe tjerë të rajonit të Anamoravës të Kosovës, të dyja gjinive, për ti aftësuar për monitorimin e projekteve.
Arsyeja e mbajtjes së këtij trajnimi ka të bëjë me monitorimin e projekteve që stafi pjesëmarrës në një të ardhme të aftër të jenë të përgatitur në mënyrë sa më profesionale dhe të pavarur , tha trajnuesi i vetëm Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Trajnimi sa zgjati për dy ditë me radhë u organizua në qytetin e Burimit dhe u financua nga CARITAS-i i Luksemburgut.
Trajnimi nga ana e organizatorit dhe pjesëmarrësve u vlerësua në mënyre shumë profesionale, dhe gjithë kandidatët u pajisën me nga një certifikatë.