UBT certifikon edhe 23 kandidatë për ciceron
Prishtinë, 13 tetor - Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) e mbështetur nga GTZ-ja dhe në bashkëpunim me Ministrin e Tregtisë dhe të Industrisë (MTI), organizoi për herë të dytë në Kosovë trajnimin dhe certifikimin e personave për Ciceronët Turistikë.
Gjatë ndarjes së certifikatave rektori i UBT-së Edmond Hajrizi tha: Pas një punë të suksesshme, po e mbyllim një trajnim që për herë të dytë mbahet në Kosovë, pikërisht në UBT, trajnimi për ciceronët turistik, dhe ne si UBT kemi pas nderin dhe kënaqësinë që ta implementojmë një projekt të tillë, tha Presidenti i UBT, E. Hajrizi, i cili kandidatët e trajnuar për fushën në fjalë i vlerësoj me potencial të lartë për prezantim të vendit, dhe shtoj se së shpejti do filloj edhe grupi i tretë.
Po ashtu gjatë ceremonisë në fjalë të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesi nga GTZ.
Ekrem Hyseni tha Sot turizmin në Kosovë ka kush ta prezantoj qoftë për brenda qoftë për jashtë dhe me vjen mire që pas GTZ-së janë angazhuar edhe donatorë tjerë për projektin në fjalë, dhe i përgëzoj të gjithë kandidatët pjesëmarrës dhe ju uroj punë të suksesshme, duke shpresuar që parë të tjerëve ta prezantojnë vendin tonë sa më mirë, Hyseni ceki se me trajnime për ciceron do vazhdojnë ende.
Po ashtu gjatë ceremonisë i pranishëm ishte edhe Zek Qeku , përfaqësuesi nga KOTAS-i, i cili tha Kam pas mendime dhe dilema që në Kosovë nuk ka turizëm , nuk ka grupe turistikë, nuk ka vizitor turistik dhe ju them sinqerisht që ka dhe ka me pas edhe në të ardhmen, mirëpo fatkeqësia më madhe në Kosovë mungonte vetëdijesim për sektorin e turizmit po edhe në anën tjetër problem që nuk ka pas guida profesionale të certifikuara, dhe prej ditës së sotme Kosova ka 40 ciceron (gudia) të certifikuar për ta prezantuar sektorin e turizmit, përfundoi Zek Qeku.