UBT bashkëpunon me Universitetin Teknik të Çekisë
Prishtinë, 17 tetor - Presidenti i Universiteti për Biznes dhe Teknologji UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi gjatë qëndrimit të tij në Pragë të Republikës së Çekisë zhvilloi një varg takimesh me rëndësi, ku njëkohësisht u takua me krerët më të lartë të Universiteteve të vendit në fjalë.
Gjithashtu Presidenti i UBT së, z. Hajrizi u takua edhe me prorektorin e Universitetit Teknik me Prof. Ing. Jiri Bila, Dr Sc.
Më konkretisht dy krerët e dyja institucioneve biseduan për të gjitha mundësit e bashkëpunimit në një të ardhme të afërt në të gjithë nivelet e studimit si mastar dhe atë të doktoratës dhe për projektet e përbashkëta në atë evropian dhe regjional, shkëmbimin e literaturës më të avancuar, dhe për çështje tjera akademike të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.
Gjatë bisedës që patën Bila u nda i kënaqur me studimet që ofron UBT-ja.
Universitetit Teknik numëron një numër të madh të studentëve dhe të mësimdhënësve dhe ka marrëveshje shumta bashkëpunimi me universitete ndërkombëtare, numri i të diplomuare është i krahasueshëm me universitete më të mëdha në botë.