UBT bashkëpunon me Universitetin Pardubice
Prishtinë, 11 tetor - Presidenti i Universiteti për Biznes dhe Teknologji UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi gjatë qëndrimit të tij në Pragë të Republikës së Çekisë zhvilloi një varg takimesh me rëndësi, ku njëkohësisht u takua me krerët më të lartë të Universiteteve të vendit në fjalë.
Gjithashtu Presidenti i UBT së, z. Hajrizi u takua edhe me prorektorin e Universitetit Pradubice, Prof. Dr. Karel Rydl.
Më konkretisht dy krerët e dyja institucioneve biseduan për të gjitha mundësit e bashkëpunimit në një të ardhme të afërt në të gjithë nivelet e studimit si mastar dhe atë të doktoratës dhe për projektet e përbashkëta në atë evropian dhe regjional, shkëmbimin e literaturës më të avancuar, dhe për çështje tjera akademike të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.
Përveç takimi të ngrohtë miqësore vizituan edhe Qendrën Teknologjike të qytetit të Pardubicës.
Presidenti i UBT-së z. Hajrizi, u ndan i kënaqur me të arriturat e Universitetit dhe të Qendrës në fjalë.