UBT bashkëpunon me Universitetin e UTAH-it në SHBA
Prishtinë, 8 mars - Fakulteti Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri në Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), ka nisë bashkëpunimin me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e UTAH-it në SHBA.
Me konkretisht ky bashkëpunim ndëruniversitar parasheh që studentet e UBT-së e të gjitha niveleve të studimeve si bachelore, master dhe atë të doktoratës dhe stafi i akademik i UBT-së të shfrytëzojnë infrastrukturën e Universitetit të UTAH- it më konkretisht, pajisjet e nevojshme për realizimin e projekteve që bëhet nga Universiteti UBT në lidhje direket kompjuterike në pajisjet e Universitetit të UTAH-it, dmth si paketat simulative për softëare dhe rrjeta, simulimi dhe analizimi i projekteve të ndryshme si p. sh (rrjete të ndryshme të kompjuterëve duke filluar nga ato bazike deri ne ato me komplekse të niveleve rajonale varësisht nga natyra dhe niveli i projektit).
Bashkëpunimi parasheh edhe krijimin e projekteve të përbashkët nga studentet e të dyja palëve, ku programi i krijuar mund të ketë qasje nga më tepër se 100 universitete të botës që janë partnere me UTAH-in, edhe analizimin dhe projektimin e sistemeve të ndryshme të ëireless dhe të telekomunikacionit që janë më të rejat në tregun mbarëbotërorë.
Këtë bashkëpunim ndëruniversitarë u mundësuan nga palët zyrtare të dyja universiteteve si prodekani Fakulteti të Shkenca Kompjuterike në UBT, Dr. Petrit Shala dhe palët zyrtare nga Universiteti i UTAH-it, Prof. Dr. Chris Kolar, Manaxher për dokumentacion dhe Prof. Dr. Terri Oda, Menaxher i programit për bashkëpunim në Universitetin i UTAH-it.
Ështe një bashkëpunim shumë i mirë , sepse universiteti i UTAH-it vërtetë ka bërë një zhvillim të madh dhe kanë krijuar emër në fushat e kompjuterike dhe inxhinieri . Prandaj, është interesi ynë për një bashkëpunim të tillë , tha Dr. Petrit Shala , Prodekan në UBT.