29 Dhjetor 2024

UBShGj dhe OEGjK ndajne bursa per studente

Prishtinë 4 mars - Unioni i Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane (UBSHGJ) me seli në Köln të Gjermanisë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) dhe Ambasadën Gjermane në Kosovë, do të ndajnë bursa për studente nga viti 2-të e sipër në nivelin Bachelor, të Universitetit Publik të Kosovës për vitin akademik 2016 – 2017. Në mesin e bursisteve, do të përfitojnë edhe 10 studente nga Universiteti Shtetëror i Tetovës

Për të ndihmuar studentet me kushte më të rënda sociale, inkurajuar studentet me nota më të larta dhe avancuar në përgjithësi pozitën e gruas në Kosovë dhe Maqedoni, UBShGj dhe OEGjK nëpërmjet këtij projekti synojnë të përkrahin arsimimin e vajzave / grave dhe fuqizimin e tyre. Bursat do të dhurohen nga kompanitë shqiptare dhe gjermane anëtare të Unionit të Bizneseve. Shuma mujore e bursës do të jete 100 euro, për një periudhe 1 vjeçare. Kriteret që duhet të përmbushin konkurrentet janë kryesisht me karakter social, porse përfituese mund të jenë vetëm studentet e dalluara që notën mesatare e kanë mbi 8-të.

Aplikimi për bursë mund të shkarkohet nga ueb faqja e Unionit të Bizneseve www.union-business.de dhe e Odës Ekonomike Gjermano Kosovare www.oegjk.eu. Gjithsesi, një kujdes i veçantë u është kushtuar rasteve me invaliditet nga lufta, fëmijëve të dëshmorëve, fëmijëve të invalidëve të luftës, veteraneve apo fëmijëve të veteranëve të luftës, studenteve që kanë familjarë të pagjetur, si dhe studenteve me nevoja të veçanta fizike. Konkursi mbetet i hapur deri me datën 11 mars 2016, ndërsa aplikimi për studentet e Universitetit Publik të Kosovës mund të bëhet duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar sipas konkursit në zyret e Odës Ekonomike Gjermano Kosovare. Ndryshe, studentet nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, këtë mund ta bëjnë edhe nëpërmes postës zyrtare elektronike të OEGJK-së [email protected].  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)