26 Dhjetor 2024

U shënua dy-vjetori i themelimit të tri universiteteve

Gjilan, 6 mars - Me një manifestim të përbashkët u shënua të premten në Gjilan, dy-vjetori i themelimit të tri universiteteve publike; Universitetit “Kadri Zeka  në Gjilan, Universitetit të Mitrovicës, “Isa Boletini” dhe Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Në manifestim përveç drejtuesve të të tri universiteteve ishte i pranishëm edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i cili i uroi për arritjet dhe punën serioze në këto institucione akademike.

Ministri Bajrami premtoi mbështetje për universitet e reja, në të cilat tha se do të krijohen kushte evropiane për punë. “Përderisa në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” ka nisur ndërtimi i kampusit të ri, ne do të punojmë që projekte të tilla të realizohen edhe për dy universitetet tjera”, tha ai.

Në emër të nikoqirit të pranishmit i ka përshëndetur, Naim Syla, u.d. rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, i cili ka uruar të tre universitetet me rastin e kremtimit të dy-vjetorit të themelimit. “Për dy vite kohë u rritëm, ndryshuam dhe vazhdojmë të ecim bashkë”, tha ai

Ndërsa rektori i UMIB-it, Alush Musaj, theksoi se brenda dy vitesh, përkundër sfidave Universiteti i Mitrovicës ka arritur të konsolidohet. “Janë themeluar dhe janë funksionale të gjitha organet universitare si Këshilli Drejtues, Senati, ndërsa studentët përfaqësohen në të gjitha nivelet”.

Rektori Musaj, ka falënderuar të gjithë ata që me përkushtim kanë punuar për forcimin e UMIB-it. “Universiteti i Mitrovicës ka një kuptim të veçantë për Mitrovicën dhe rrethinën për shkak të rrethanave që ka trashëguar pas luftës, prandaj urojmë dhe falënderojmë të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe punuar për këtë projekt të suksesshëm”.

Ai uroi studentët, mësimdhënësit, punëtorët e administratës dhe falënderoi strukturat qeveritare të mëparshme dhe aktuale për mbështetjen që kanë dhënë për Universitetin e Mitrovicës.   
 
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës, Hasan  Muja, poashtu uroi për këtë përvjetor të tri universiteteve, ndërsa në emër të Komunës së Gjilanit të pranishmit i ka përshëndetur kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)