U publikua libri shkencorë Sistemi ndërkombëtar i njësive
Prishtinë, 23 maj - Doli nga shtypi libri shkencorë Ssistemi Ndërkombëtar i Njësive, të autorit Prof. Dr.Sc. Skender Skenderi dhe Prof.Besnik Skenderi, botuar nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji, UBT.
Recensentët e librit në fjalë janë: Dr. Sc. Rashit Maliqi, prof, ordinar, Dr. Sc. Sylë Tahirsyla, prof , ordinar, si dhe Mr.sc. Qerim Hamiti, prof.
Më konkretisht ky libër i ofron lexuesit informacione burimore dhe të rëndësishme për tërë procesion e zhvillimit të sistemit ndërkombëtar të njësive prej fillimit e deri tek zhvillimet e fundit.
Lidhur me këtë, botuesi i këtij libri më saktësisht Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi tha se duke qenë që nga fillimi i angazhuar për të ndjekur zhvillimet e këtij sektori, shpresojmë që autori edhe në të ardhmen , si edhe deri më tani, do të vazhdoj të japë kontributin e tij duke dokumentuar dhe duke na dhënë edhe botime tjera nga kjo fushë.
Autori , Skender Skenderi, është doktor i shkencave të fizikës, dhe ka një numër të madh të hulumtimeve dhe publikimeve shkencore, deri më sot ka publikuar 6 tekste për shkolla fillore, 28 tekste për shkolla të mesme dhe 27 tekste universitare, 47 nga lamija e informatikës, 4 të ndryshme , gjithsej ka botuar 112 tekste shkencore. Po ashtu që të dy autorët e librit në fjalë janë profesor të rregullt në Universitetin UBT.