U mbajt provimi pranues për studentë të rinj në UP
Prishtinë, 30 korrik - Në shumë Fakultete të Universitetit të Prishtinës, u mbajt provimi pranues për studentë të rinj. Studentë dhe drejtues të universitetit thonë se procesi u zhvillua mbarë. Nesër zhvillohet provimi pranues në Fakultetin e Mjekësisë dhe Ekonomisë.
Disa kandidatë të cilët iu nënshtrun provimit pranues në universitet, thanë se procesi i testimit ka shkuar mbarë dhe se nuk ka pasur ndonjë parregullsi.
Testi ka qenë shumë i lehtë, komisioni ishte shumë i mirë, parregullësi nuk ka pasur gjithcka ka qenë në rregull. Vetëm se kemi pas problem derisa i kemi caktuar sallat pork y ka qenë problem i yni, tha një kandidat.
Më i lehtë se që e kemi pritur, se kemi menduar se do të jetë më i vështirë. Unë kam konkurruar në Fakultetin Filologjik, dega e gjuhës shqipe , kemi pasur gjithsejt 30 pyetje dhe nuk ishin të vështira, tha tjetri.
Po ashtu, Ferdane Llonqari nga Rektorati bëri të ditur se provimi pranues po zhvillohet mbarë, ndonëse në Fakultetin e Edukimit, numri i madh i kandidatëve ka bërë që testimi të fillojë me vonesë.
Në vitin akademik 2012-2013, Universiteti i Prishtinës do të pranojë 9221 studentë, prej të cilëve 8011 studentë të rregullt dhe 1210 studentë me korrespondencë.
UP-ja do të regjistrojë edhe rreth 300 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci, derisa numër i afërt i studentëve do të pranohen nga minoritetet.