15 Nëntor 2024

U hap shkolla verore pët të rinjtë nga diaspora

Prishtinë, 2 gusht - Sot, në ambientet e Universitetit Amerikan në Prishtinë, u hap shkolla verore nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me AUK-un dhe institutin Ed Guard.

Qëllimi i organizimit të kësaj shkolle është që të rinjtë nga diaspora të njihen me gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare, që përmes tyre ta ruajnë identitetin kombëtar e kulturor, por edhe shoqërimi i tyre dhe shkëmbimi i eksperiencave.

Hapjen e shkollës e bëri Lavon Bajrami, përfaqësues i AUK-ut. Pas tij, me një fjalë rasti u paraqit ministri i Diasporës, Valon Murati.

Pasi i përshëndeti nxënësit pjesëmarrës të këtij aktiviteti, ministri Murati tha: “Hapja e shkollës verore për të rinjtë nga diaspora është vazhdimësi e programeve tona për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, por edhe për shoqërimin e tyre me nxënës nga Kosova e Shqipëria”.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë i Shqipërisë, Blendi Klosi, i cili të pranishmëve iu drejtua me fjalët:  “Nga të dyja qeveritë, diaspora shqiptare  konsiderohet një dhe e bashkuar! Andaj, së bashku me ministrin Murati jemi duke hartuar dhe duke zbatuar programe të përbashkëta për diasporën, kryesisht për të rinjtë tanë nëpër botë”.

Kampi/shkolla verore do të vazhdojë deri më 8 gusht, me aktivitete mësimore dhe vizita në institucione kulturore e arsimore në Kosovë e Shqipëri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)