U hap ekspozita tradicionale UBT 2012
Prishtinë, 13 qershor - Në lokalet e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë u hap Ekspozita tradicionale UBT 2012, në të cilën janë ekspozuar punimet e studentëve të Departamentit të Arkitekturës të këtij Universiteti.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishin studentë dhe profesorë vendorë e ndërkombëtarë, prindër, përfaqësues të institucioneve të vendit, përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve të tjera partnere të UBT-së, etj.
Ekspozita u shpall e hapur nga Drejtori për Çështje Akademike në UBT, Dr. Binak Beqaj dhe Kryetari i këshillit organizativ, Prof. Fatmir Krypa.
Ekspozita në UBT është bërë tradicionalë në çdo vit në muajin qershor të kemi të paraqitura punimet e studentëve tanë. Ky është një grumbullim i punës dhe përvojave të palodhshme të studentëve dhe të profesorëve që nënkupton shkëmbimin e përvojave dhe njohurive për një temë të caktuar, dhe kjo që po shihet është puna njëvjeçare që është bërë nga studentët në bashkëpunim me profesorët e tyre, tha Dr. Binak Beqaj.
Arkitektët janë transparent dhe nuk kanë mundësi që diplomën e tyre ta fusin në sirtarë, diploma e nja arkitekti ka vlerë dhe shihet nga lagësia, nga aeroplani, si ndërtesat e banimit dhe objektet tjera të shumta që na rrethojnë, tha prof. Krypa.
Prof. Krypa ju drejtua studentëve duke ju thënë se, në bazë të kësaj ekspozite shihet se, puna e juaj është një garanci dhe tregon se jeni në rrugën e suksesit, dhe ju si krijesa të reja do të na përfaqësoni pandalshëm, jo vetëm në nivel lokal por edhe atë ndërkombëtar.
I pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishte edhe Udhëheqës i Zyrës për Aftësim dhe Arsim Privat në MASHT, Osman Shahini, i cili ceki se në Fakultetin Arkitekturës në UBT ka qasje serioze studimor, dhe pas përfundimit të studimeve, këta studentë do të marrin përgjegjësi për të qenë pjesë e ndërtimeve të shumta.
Përgjithësisht kësi lloj ekspozita kemi të pakta nëpër institucione publike, kurse në institucione private studentët po kanë mundësi më të shumta të shprehin talentin e tyre dhe të komunikoj me publikun, dhe ju apeloj që një metodë të tillë të të shprehurit ta ndjekin të gjitha institucione tjera studimore, tha Shahini.
Artë Gashi, studentët i Fakultetit të Arkitekturës dhe i cili ka paraqitur një var punimesh personale, ndihet i privilegjuar meqë u ka dhënë mundësia të prezantojnë punën e vet para një audience profesional.
Ekspozitë do të qëndroj e hapur deri në fillim të muajit shtator 2012, në Universitetin UBT, Prishtinë.