U hap çerdhja e re për fëmijë në lagjen Sofali
Prishtinë, 13 shkurt - Komuna e Prishtinës hapi sot çerdhen e re me bazë në komunitet në Sofali. Në këtë çerdhe deri sot janë regjistruar 30 fëmijë, dhe ka kapacitet edhe për 40 tjerë. Kriter kryesor për regjistrim është që të jenë banorë të lagjes, me moshë nga 9 muaj deri në 6 vjeç. Edhe në këtë çerdhe, varësisht të të ardhurave mujore që marrin të dy prindërit, Komuna do të bëjë subvencionimin e një pjese të pagesës.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, tha: "
Në vitin 2014, Prishtinën e kemi gjetur me vetëm 7 çerdhe publike. Është bërë vlerësimi i nevojave në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Komunës së Prishtinës, dhe kemi përgatitur planin aksional për hapjen e çerdheve të reja me çmim të përballueshëm. Për 3 vite qeverisje, janë hapur 5 çerdhe të reja. Tani po punohet për hapjen e çerdheve të reja në Kodrën e Trimave dhe në Tophane, me çrast numri i çerdheve publike në Prishtinë do të jetë dyfish më i madh sesa në fillim të mandatit".