26 Dhjetor 2024

TIKA e gatshme të ndihmojë Universitetin e Mitrovicës

Mitrovicë, 16 mars - Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) dhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), do të bashkëpunojnë për realizimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të komunitetit.

Për këtë u dakorduan koordinatori i TIKA-së për Kosovë, Ejup Javuz Umutlu dhe prorektori për Marrëdhënie me Jashtë i UMIB-it, Rifat Morina, gjatë një takimi që zhvilluan të hënën në selinë e TIKA-së në Prishtinë.

Prorektori Morina, e njoftoi koordinatorin për traditën akademike në Mitrovicë si dhe për ecurinë e punës në UMIB dy vjet pa themelimit. “UMIB-i është një ndër universitetet e reja më të konsoliduara dhe kjo është meritë e traditës akademike në Mitrovicë”, tha ai.

Gjithashtu prorektori Morina, foli edhe për bashkëpunimin që UMIB ka më universitete të ndryshme në rajon dhe në botë. Në këtë kontekst, ai potencoi edhe bashkëpunimin e frytshëm me universitete nga Turqia.

Në anën tjetër, koordinatori i TIKA-së,  Ejup Javuz Umutlu, e përgëzoi prorektorin Morina për punën e mirë që janë duke bërë në UMIB. Ai vlerësoi jashtëzakonisht të rëndësishme realizimin e projekteve që e ofrojnë universitetin me komunitetin dhe biznesin.
 
Të dy u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në mënyrë që të gjenden mundësi për projekte të përbashkëta nga të cilat do të përfitoj edhe UMIB-i, por edhe komuniteti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)