23 Dhjetor 2024

Thuaju jo substancave narkotike

Prishtinë, 25 prill - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, që nga tetori i vitit 2012 ka filluar implementimin e projektit “Thuaju jo substancave narkotike”.

Implementimi i projektit është duke u realizuar në të gjitha qytetet e Kosovës ku janë duke u mbajtur ligjërata në disa nga shkollat e mesme, me qëllim vetëdijesimin e nxënësve me rrezikun që vjen nga përdorimi i drogave.

Sot një ligjëratë e tillë është mbajtur në shkollën e mesme teknike “28 Nëntori” në Prishtinë.

Ligjërata është ndjekur nga 70 nxënës të klasave të X-ta dhe XI-ta dhe tema për çfarë është ligjëruar ishte: “Parandalimi i përdorimit të substancave narkotike, pasojat e përdorimit të substancave narkotike si dhe bashkëpunimi me policinë dhe me stafin e shkollës lidhur me raportimin e rasteve të dyshuara të përdorimit të narkotikëve”.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm inicion projekte dhe fushata me qëllim të sensibilizimit të opinionit për pasojat nga përdorimi i substancave narkotike, dukurive negative dhe incidenteve të ndryshme, sidomos në institucione shkollore.

Për të ndikuar në vetëdijesim dhe parandalim, Policia e Kosovës vazhdon të implementojë një varg aktivitetesh lidhur me sigurinë në shkolla.

Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ “Siguria në objektet shkollore 2012/2013”, gjithashtu planet operative të hartuara bazuar në këtë urdhër operativ, duke vepruar në parandalim të incidenteve.

Organizimi i debateve, takimeve dhe vizitave në drejtoritë komunale për Arsim, drejtorëve të shkollave, pjesëmarrje në takimet e organizuara nga këshillat e nxënësve, duke bashkëpunuar për arritjen e qëllimit për vetëdijesimin e të rinjve.

Qëllimi përgjithshëm i projektit është: Avancimi dhe ruajtja e shëndetit të shoqërisë, formimi i një rinie të shëndoshë përmes porosive edukuese, sensibilizimi i opinionit për pasojat – efektet nga përdorimi i drogave dhe parandalimi i dukurisë së substancave narkotike.

Në kuadër të implementimit dhe realizimit të këtij projekti janë përfshirë nxënësit e shkollave të mesme, klasat e X-ta, XI-ta dhe XII-ta, si dhe shkollat fillore të të gjitha rajoneve dhe konsiston në organizimin dhe mbajtjen e ligjëratave në aspektin edukues në institucione shkollore.

Përfitues të këtyre ligjëratave gjatë vitit 2012 kanë qenë rreth 837 nxënës, ndërkaq në vitin 2013 këto ligjërata i kanë ndjekur më shumë se 1486 nxënës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)