Themelohet Unioni Nacional i Studentëve
Prishtinë, 18 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të merr pjesë në mbledhjen konstituive të Asamblesë së Përgjithshme për themelimin e Unionit Nacional të Studentëve.
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, duke filluar nga ora 10 00.