29 Dhjetor 2024

Themelohet Sindikata e Arsimit dhe Kulturës në Kosovë

Prishtinë, 30 janar - Në Fakultetin Filozofik, në Prishtinë, u mbajt Kuvendi i parë zgjedhor i Sindikatës së Arsimit dhe Kulturës në Kosovë (SAKK). Kuvendin e udhëhoqi Kryesia e punës, kryesuar nga Musli Krasniqi – Alushi, që pas verifikimit të Delegatëve propozoi rendin e Ditës.

Kuvendin e përshëndeti nënkryetari i BSPK-së z. Avni Hajdini, i cili njëherit e ndihmoj mjaftë shumë procesin e Kuvendit zgjedhor që të mos ketë lëshime juridike.

Arsyetimin për themelimin e federatës sindikale, e arsyetoi prof. Dr. Rashit Maliqi. Kuvendi miratoi Statutin i zili edhe ju ishte shpërnda Kuvendarëve më herët.

Kuvendi për Kryetar të SAKK-ut unanimisht, pa asnjë votë kundër, zgjodhi kryetar prof. Ramadan Beqiri PhD.
 
Sindikata e Arsimit dhe Kulturës Kosovës (SAKK) do të jetë sindikatë e re e reformave, e demokratizimit sindikal, e hapur për të gjithë dhe jo sindikatë si SBASHK-u e uzurpuar nga një grup njerëzish  gjithënjë të lidhur ngusht me partitë që vijnë në pushtet.

Kryetari i SAKK-ut Ramadan Beqiri PhD ka thënë së Sindikata e deritashme e arsimit është sindikatë e korruptuar siq është edhe vetë pushteti.

Ai ka thënë së me interesimin dhe  kërkesën e shumë  anëtarëve  dhe veprimtarëve të devotshëm sindikal të mësimdhënësve të paknaqur me SBASHK-un është marrë iniciativë të formohet Sindikata e re e Arsimit dhe Kulturës e Kosovës (SAKK).

\"Kemi filluar nga fakti se në shtetin e ri të Kosovës në këto 16 vitet e fundit janë bërë ndryshime të mëdha politike-sociale, që janë manifestuar me aprovimin e shumë ligjeve: si ligji i punës, i Arsimit parauniversitar dhe universitar, ligji i pagave, ligji sindikal etj., pastaj nënshkrimi dhe mos zbatimi i kontratave kolektive të niveleve të ndryshme\", ka theksuar Beqiri.

Nga ana tjetër sindikata aktuale sipas tij deri me tani nuk ka vepruar apo reaguar ndaj këtyre ndryshimeve ku janë prekur dhe cenuar dukshëm të drejtat e mësidhënësve.

Ai ka shtuar se kjo sindikatë ka vepruar vetëm në pasurimin e stafit udhëheqës të vetë, ku ka keqpërdorur djersën e mësimdhënësve që ndajnë nga pagat e tyre.

\"Për keqpërdorimet dhe korrupsion e udhëheqëve të SBASHK-ut ne kemi njoftuar opinion e gjërë në disa publikime të mëhershme  në media.\"

\"Nisur nga kjo kemi filluar me iniciativën dhe kemi themeluar Sindikatën e re të arsimitt për të bërë reforma të thella dhe një veprim më ndryshe si deri me tani e jo vetëm me deklarata për të mashtruar antarësinë\", ka potencuar Beqiri.
   
Qëllimi parësor i kësaj sindikate sipas tij është përparimi i pozitës së punëtorëve të arsimit, siguria për vendin e punës dhe kushtet e punës.

Marrë parasysh se reformat e përhershme në arsim, Sindikata e re e arsimit në periodat e ardhshme duhet marrë pjesë aktivisht gjatë aprovimit të këtyre akteve ligjore dhe të mendohet të zbuten pasojat që mund të kenë në mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve.
   
SAKK do të jetë oponencë kryesor e pushtetit me kerkesa të qarta e të qendrueshme dhe me veprim aktiv sindikal. Me forcimin e vazhdueshëm dhe përcaktimin e statusit sindikal në shoqëri janë krijuar kushtet që gjërësisht, me efikasitet dhe kualitet të veprojmë në organizimin më të mirë sindikal në Republikën e Kosovës.
     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)