26 Dhjetor 2024

Themelohet Akademia Kosovare e Modelit të Kombeve të Bashkuara

Prishtinë, 21 maj - Në Qendrën Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë sot lansohet Akademia Kosovare e Modelit të Kombeve të Bashkuara (KMUNA).

Ky projekt nga OJQ Inciativa për Prosperitet në Kosovë (PIKS) mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Lansimin e KMUNA është një projekt i cili do të kontribuoj në edukimin e të rinjëve për të qenë të ndërgjegjshëm për politikat globale përderisa rriten si liderë potencial të fushave të ndryshme, që në të ardhmen të mund të udhëheqin agjendën e zhvillimit të shtetit tonë me diligjencë e integritet.

Modeli i Kombeve të Bashkuara (MOKB) është simulim i punës së organeve më të larta të OKB-së siç janë: Këshilli i Sigurimit, Asambleja e Përgjithshme dhe komitetet e saj. Nxënësit e shkollave të mesme përmes këtij aktiviteti edukativ, luajnë rolin e delegatëve të shteteve të OKB-së dhe përjetojnë se si përgatitën ata, si mbahen takimet protokolare dhe me çfarë intensiteti të punës performohet. 

Akademia Kosovare e Modelit të Kombeve të Bashkuara (KMUNA), do të jetë një platformë informale e edukimit që do të ndihmojë në pasurimin e kualitetit të edukimit publik për nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë. Përvoja që KMUNA do të ofroj është interaktive, e bazuar në principin e të mësuarit përmes praktikës dhe mjedisit multietnik.

Në 2015, akademia KMUNA do të ofrojë hapësirë për rreth 200 nxënës nga shkollat e mesme të Kosovës për të mësuar mbi çështjet globale dhe për të kultivuar aftësi të rëndësishme si: hulumtim, shkrim përshkrues dhe avokues, lidership, fjalime publike, arritje e konsensusit, si dhe puna në ekip. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)