Thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit
Prizren, 10 qershor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në kuadër të angazhimeve të përbashkëta me Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë së Shqipërisë, sot do të mbajnë një takim të përbashkët dy palësh në Prizren.
Qëllimi i këtij takimi është thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit.
Në kuadër të kësaj ngjarje do të mbahet takimi në mes të Instituteve të Albanologjisë dhe Historisë të dy vendeve , të cilët me një fjalë rasti do t`i përshëndesin ministri i Arsimit ,Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit , Sporteve dhe Rinisë, Lindita Nikolla .
Me pas do të mbahet edhe takimi në mes të rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilëve po ashtu me një fjalë rasti do t`u drejtohen Ministri Bytyqi dhe Ministrja Nikolla.
Ndërkaq në fund Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit , Sporteve dhe Rinisë , Lindita Nikolla, do të mbajnë konferencë për medie.