15 Nëntor 2024

Thaçi priti rektorin dhe dekanët e universitetit të Gjilanit

Prishtinë, 12 maj -  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim rektorin dhe dekanët e universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit, të cilët i ka falënderuar për punën që po bëjnë në emancipimin dhe krijimin e kuadrove të reja në këtë rajon të Kosovës.

“Që nga themelimi ju keni pasur mbështetjen time. Roli i Universitetit të Gjilanit është përcaktues në edukimin dhe krijimin e kuadrove në rajonin e Anamoravës dhe më gjerë. I vlerësojmë lart përparimet që keni bërë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, rektori i universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi, ka treguar se tashmë stafi akademik është duke u plotësuar, derisa numri i studentëve është rreth 5 mijë.

“Studentë nga universiteti i Prishtinës dhe rajonit po kthehen në Gjilan, gjë që tregon për cilësinë në rritje”, ka thënë ai.

Në këtë takim të presidentit Thaçi me rektorin dhe dekanët e Universitetit të Gjilanit u diskutua edhe për nevojën e krijimit të një hapësire më të madhe për universitetin, e cila do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)