25 Dhjetor 2024

Thaçi premton rritje 25% të pagave për mësimdhënësit

Prishtinë, 1 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka premtuar se prej janarit vitit të ardhshëm do të ketë rritje 25% të pagave për mësimdhënësit.

“Sot mora pjesë në hapjen e shkollës së re profesionale në Shtime, në shenjë të fillimit të vitit të ri shkollor 2014/15.

Pasi i urova për shkollën e sapondërtuar dhe vitin e ri shkollor, i njoftova të pranishmit se pres që në ditët në vijim që të mblidhet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re. Menjëherë do të fillojë implementimi i Misionit të Ri dhe duke qenë se arsimi është prioritet për zhvillimin e Kosovës shpalla se prej janarit të ardhshëm do të ketë rritje 25% të pagave për mësimdhënësit”, ka shkruar Thaqi në rrjetin e tij social Facebook.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)