Thaçi beson në rritjen e cilësisë së UP-së
Prishtinë, 15 shkurt - Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, thotë se është i sigurt se Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina, do ta rrisë cilësinë në të gjitha segmentet, duke mëtuar të luajë rol edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Këto komente Thaçi i ka thënë me rastin e 45-vjetorit të themelimit të UP-së.
Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina i bëri 45 vjet! Uroj të gjithë mësimdhënësit, studentët dhe të gjithë ata që dhanë gjithçka për themelimin dhe avancimin e kësaj vatre të dijes dhe rezistencës së qytetarëve tanë.
Sipas tij Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina më zgjon nostalgji, marrë parasysh angazhimin tim aktiv si lider i lëvizjes studentore për tri vite, kur me shumë kolegë u organizuam për ta shprehur pakënaqësinë ndaj shtypjes së popullit të Kosovës.
\"Duke qenë i vetëdijshëm për të gjitha sfidat jo të lehta me të cilat përballet sot në kohë tranzicioni, jam i sigurt se Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina do ta rrisë cilësinë në të gjitha segmentet duke mëtuar të luajë rol edhe në zhvillimin ekonomik të vendit, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.