25 Dhjetor 2024

Tetë konkurrentë për rektor në UPZ

Prishtinë, 8 shtator -  Lirak Karjagdiu, Isuf Musliu, Gani Gjini, Florije Govori-Fejzullahu, Fahredin Shabani, Kadri Kryeziu, Ramë Vataj dhe Nagip Skenderi kanë aplikuar për pozitën e rektorit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” (UPZ).

Këtë e ka bërë me dije për “Epokën e re”, zyrtari për Informim në këtë universitet, Ramadan Baraliu.

Baraliu ka shtuar se zgjedhja e rektorit të UPZ-së do të bëhet në bazë të dinamikës së përcaktuar nga ana e Këshillit Drejtues të këtij universiteti. “Senati e ka caktuar një Komision Profesional, i cili do të merret me shqyrtimin e aplikacioneve dhe do të paraqet një raport në Këshillin Drejtues”, ka thënë Baraliu.

Sipas tij, Këshilli Drejtues më  15 shtator pritet të bëjë intervistimin e kandidatëve që do të futën në listën e ngushtë dhe do të vendos për zgjedhjen e rektorit të Universitetit për mandatin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)