15 Nëntor 2024

Testi i Maturës do të mbahet në katër regjione dhe katër ditë të ndryshme

Prishtinë, 27 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar nga Komisioni Shtetëror të Maturës (KShM), ku janë bërë të ditura ditët kur do të mbahet Testi i Maturës 2018 dhe përgatitjet që janë duke u bërë për realizimin me sukses të këtij testi.

Ministri Bytyqi, me këtë rast theksoi se, me punën e Komisionit Shtetëror të Maturës kemi ardhur te një formulë e re e organizimit të Testit të Maturës, duke marrë parasysh informacionet dhe shqetësimet nga testet e kaluara.

“Ideja jonë ka qenë që të gjejmë një formë të organizimit sa më të mirë, që rrjedha e Testit të Maturës të jetë në suaza sa më të mira dhe rezultatet të jenë reale”.

Një nga risitë e Testit për këtë vit, të cilën e përmendi ministri Bytyqi, është se testi nuk do të mbahet në ditën e njejtë, por i ndarë në katër regjione në tërë territorin e Kosovës dhe në katër ditë të ndryshme, për të cilat do të përgatiten teste të ndryshme për secilin regjion.

Në mënyrë që Testi i Maturës të funksionojë siç duhet dhe rezultatet të jenë reale, ministri Bytyqi theksoi rolin e rëndësishëm të Drejtorive Komunale të Arsimit, ndërsa kërkoi nga ato që të përcjellin informacionin në secilën shkollë dhe përmes hkollës te secili nxënës, që në ditën e mbajtjes së testit nuk do të lejohen telefonat mobil.

“Besoj se do të arrijmë që ta administrojmë mirë këtë radhë Testin e Maturës dhe me rezultatet që do t’i kemi nga ky test do ta kemi më lehtë të marrim masa konkrete sa çka duhet të ndryshojmë”, tha ministri Bytyqi.

Ndërkaq, kryetari i KShM, Fehmi Hysenaj shpalosi detaje të administrimit të Maturës Shtetëtore 2018. Ndër të tjera, ai theksoi se do të shtypen edhe materiale informuese për nxënësit dhe përveç nxënësve, këtë vit telefonat nuk do të jenë të lejuar as për administruesit gjatë kohës së mbajtjes së Testit.

“Komisioni Shtetëror i Maturës dhe Divizioni për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim do të dizajnojnë për herë të parë një certifikatë unike për nxënësit, të cilët e kalojnë me sukses pragun e Testit”, tha ai, ndërsa theksoi se Testi do të ketë 200 kërkesa në të dy pjesët dhe pragu i kalueshmërisë do të jetë 40 përqind sipas Ligjit.

Në fund u tërhoq edhe shorti për secilin regjion dhe sipas kësaj tërheqje, datat e mbajtjes së Testit të Maturës 2018 në afatin e parë do të mbahen sipas kësaj renditje:

Ferizaj – Gjilan: 28.05.2018 (dita e parë), 05.06.2018 (dita e dytë)

Prishtinë: 29.05.2018 (dita e parë), 06.06.2018 (dita e dytë)

Prizren - Gjakovë: 30.05.2018 (dita e parë), 07.06.2018 (dita e dytë)

Pejë – Mitrovicë: 31.05.2018 (dita e parë), 08.06.2018 (dita e dytë).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)