Testi i Arritshmërisë mbahet më 20 gusht dhe Testi i Maturës me 29 gusht
Prishtinë, 18 qershor - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka marrë vendim që të shtyhet data e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore.
Këtë vendim, ministri Likaj e ka marrë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKShP-në për shkak të situatës epidemiologjike të ditëve të fundit dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.
Sipas vendimit, datat e reja për mbajtjen e këtyre testeve janë:
Testi i Arritshmërisë do të mbahet më 20 gusht 2020.
Testi i Maturës do të mbahet më datë 29 gusht 2020.