15 Nëntor 2024

Tekstet shkollore janë pastruar nga gabimet

Prishtinë, 2 shtator - Zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci-Demaj ka bërë me dije se gjatë rishikimit të teksteve nga klasa e parë deri në të nëntën ka pasur gabime nga më të ndryshmet.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, ajo ka thënë se në rishikimin e teksteve ka pasur gabime të natyrës teknike, gabime shtypi, por ka pasur edhe gabime profesionale në definicione të ndryshme.

Anila Statovci-Demaj ka thënë se këtë vit nuk kanë ndërhyrë në rishikimin e kopertinave të teksteve.

Ajo ka treguar se “Abetarja” është e unifikuar dhe sipas ekspertëve nuk ka nevojë për ndryshime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)