Te shqetësuar ndaj situatës se krijuar ne Parlamentin Studentor te UP-së
Prishtinë, 18 dhjetor - Unioni i Studenteve te Kosovës shpreh shqetësimin ndaj situatës se krijuar ne Parlamentin Studentor te Universitetit te Prishtinës.
"Konsiderojmë tejet shqetësuese pamundësimin e mbarëvajtjes se rregullt te procesit zgjedhor te Parlamentit Studentor qe rrjedhimisht shkakton mos përfaqësim te studenteve ne Universitetin e Prishtinës e si rrjedhoje ngecje e realizimit te kërkesave te studenteve", thekson Unioni.
Në ambiente të tilla studentore assesi nuk duhet tolerohet asgjë qe nuk është e as tingëllon sjellje tipike studentore. Nuk duhet toleruar vulgariteti, kërcënimet apo dhuna verbale.
Unioni konsidreon se përfaqësuesit studente janë aty ku duhet te jene, sepse i bashkon qëllimi i njëjte, me vullnet te plote ti përfaqësojnë interesat e studenteve ne instanca vendimmarrëse.
Andaj, Unioni i Studenteve te Kosovës kërkon qe te rregullohet sa me pare çështja e Parlamentit Studentor te Universitetit te Prishtinës, mos te ketë pengesa ne arritjen e strukturimit te këtij organi përfaqësues studentor e t'i dhurohet drite vullnetit te mire te këtyre studenteve qe duan te nisin angazhimin e tyre ne te mirën e studenteve te Universitetit te Prishtinës.