Të rinjtë ferizajas me alternativa për problemet në procesin mësimor
Ferizaj, 26 qershor - Aktivist të Qendrës për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses të Organizatës Identiteti në Ferizaj në një konferencë për medie, prezantuan gjetjet e tyre nga observimi sistematik i procesit mësimor, problemet kryesor në këtë proces dhe ide dhe alternativa.
Si probleme më të theksuara q kanë të bëjnë me nxënës u përmendën suksesi shkollor jo i shkëlqyeshëm, mungesa e motivit për të treguar sukses , klasat e mbipopulluara e të ngjashme.
Probleme që kanë të bëjnë me mësimdhënësit u përmendën kualiteti i dobët e tyre, vlerësimi jo real i nxënësve si dhe rezervimi i shpjegimeve adekuate veç për nxënësit që vijojnë kurset private.
Të rinjtë e kësaj qendre dolën dhe me alternativa që prej klasës së I-IV të futen lëndët Etika dhe Raportet Ndër Njerëzore që të përgatiten gjenerata më të edukuara e të kursehen mësimdhënësit e lëndëve tjera nga këshillat e kësaj fusha por të sqaronin lëndët e tyre përkatëse .
Prej klasës së 6-9 u propozua lënda : Orientimi në profesion që do ju ndihmonte nxënësve që të njihen me vlerat dhe afinitetet e tyre, profesionet ekzistuese dhe të përgatiteshin me kohë për profesionin e tyre.
Ndërsa prej klasës së X-XII u propozua që të futet lënda Objektivi im më jetë, lëndë kjo që në SH BA dhe në vende të BE-së është që prej klasës së I.
Aktivistët e QEMKS- ID , Nexhybe Rexhepi, Blerina Nazifi dhe Blerton Jakupi këto të dhëna dhe propozime i kishin mbledhur nga observimi sistematik si dhe debati që kishin pasur disa ditë më parë.