22 Dhjetor 2024

Të miturit me masë korrektuese mësojn në shkolla publike

Prishtinë, 26 janar - Të miturit me masë edukuese-korrektuese që gjenden në Qendrën Korrektuese në Lipjan, gjysmëvjetorin e dytë shkollor të vitit akademik 2011 - 2012, e kanë filluar në shkollat fillore dhe të mesme publike të qytetit të Lipjanit.

Vijimit të mësimit te të miturve në shkolla publike i ka paraprirë puna dhe kontaktet me gjithë faktorët relevant të Komunës së Lipjanit, me përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit dhe me Drejtorët e shkollave të kësaj Komune.

Po ashtu, lidhur me vijimin e mësimit në shkollat publike është punuar me të miturit, si dhe me prindërit e tyre.

Arsimimi i të miturve në shkolla publike i paraparë me standardët ndërkombëtar është bërë falë kërkesës së Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe të punës e qasjes profesionale të Shërbimit Korrektues të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)