Të enjten ditë pushimi, të premten ditë mësimi
Prishtinë, 23 shtator - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se dita e nesërme do të jetë ditë pushimi për nder të festës së Kurban Bajramit.
Ndërsa, mësimi do të mbahet ditën e premte (25 shtator 2015), sipas kalendarit shkollor për vitin 2015/2016, në të gjitha shkollat në Kosovë.