Të diplomuarit në Kosovë në konkurset publike për punësim po nënqmohen
Prishtinë, 29 korrik - Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, duke iu ofruar mbështetje studentëve të diplomuar në Universitetet Publike, apo ato private të akredituara në vend, reagon ndaj diskriminimeve dhe nënqmimeve të vazhdueshme që u bëhet atyre për punësim në konkurset publike, karshi studentëve të cilët kanë diplomuar në Universitetet Europiane apo atyre nga vendet e ndryshme të botës.
Me këtë rast, ne shprehim keqardhjen e tonë që në Republikën e Kosovës ende nuk janë avancuar kurikulat dhe programet e Universiteteve si dhe për mungesen e praktikës gjatë studimeve.
Me gjithëatë kjo nuk duhet të nenkupton që Diplomat e Studenteve janë të pa vlerë dhe si të tillë nuk duhet që mos të kenë ndonjë përparësi punësimi në konkurset publik, ku shpesh herë disa Institutcione përkatësisht disa Ministri publikisht deklarojnë që përparësi në konkurset e punësimit do të kenë studentet të cilët kanë studiuar jashtë Republikës së Kosovës.
Ne konsiderojmë se një klasifikim i tillë në konkurëse Publike nënkupton mos njohjë të vlerës e një Diplome të lëshuar nga vet shteti i Kosovës dhe instititucionet e tij shtetërore duke ua dhënë përaparësi studenteve të cilët kanë studiuar jashtë vendit.
Një deklarim i tillë publik nga ndonje zyrtar të lartë të Shtetit përvec që i diskriminon studentet mbi të gjitha edhe i nenqmon totalisht duke lenë për të kuptuar që diplomat e tyre nuk kanë asnjë vlerë dhe duke ua hedhur fajin të rinijve Kosovarë që kanë studiuar në Kosovë për mungësen e cilësisë në Universitete të Kosovës.
Me këtë rast, ne duke shprehur shqetësimin tonë, ua bëjmë të qart këtyre institucioneve shtetërore se nuk kanë faj Studentet që nuk kanë pasur mundësi të studiojnë jashtë vendit si disa qytetetar të tjerë, por fajin për gjendjen aktuale dhe mungesen e cilësisë në këto Universitete mbanë plotësisht Shteti i Republikës së Kosovës.
Konsiderojmë se deklarime të tilla përveqse janë diskriminuese janë edhe demotivuese për të rinjët tanë .
Ne kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në theks të veqanët nga institucionet e cekura që menjëherë të ndërprejnë politikat e tilla të rekrutimit të stafit dhe diskriminimet që iu bëhen të rinjëve tanë.
Po ashtu kerkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet përkatëse që menjeherë të kerkojnë falje mijra studenteve kosovar të cilët janë diskriminuar dhe nenqmuar nga këto deklarime.