Të diplomuarit në Gjakovë hetohen nga MASHT-i
Sipas të dhënave të prezantuara në raportin e Inspektoratit, disa kandidatë kanë diplomuar me më pak provime sesa që janë paraparë me planprogram të studimeve.
Prandaj, Fakulteti i Edukimit në Gjakovë duhet të verifikojë dhe të konfirmojë dëshminë e diplomimit nga Libri Amë i të Diplomuarve në SHLP Bajram Curri, të mësimdhënësve të dyshuar për falsifikim të diplomave.
Bazuar në konstatimet e Inspektoratit, sipas urdhëresës së ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, për të verifikuar diplomat e dyshuara si të falsifikuara të 84 mësimdhënësve në Gjakovë, (ndaj të cilëve në vitin 2009 u pat ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Gjakovë), Fakulteti i Edukimit në Gjakovë është obliguar të verifikojë validitetin dhe të konfirmojë ligjshmërinë e regjistrimit të kandidatëve.
/Zëri/