Svirca: Të ulët çmimi i semestrit për studimet Master
Prishtinë, 13 mars - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Jeton Svirca, që njëherit është edhe nënkryetar i Partisë së Drejtësisë, ka kërkuar nga ministri i Arsimit, Ramë Buja, që përmes një Udhëzimi Administrativ të ulë çmimin e semestrit për studimet Master dhe të Doktoratës.
Svirca këtë kërkesë e parashtrojë të enjten në Kuvendin e Kosovës, pasi që vlerëson se shuma aktuale që paguajnë studentët për këto nivele të studimeve është e papërballueshme dhe ndikon dukshëm në ngritjen e nivelit të arsimimit në përgjithësi.
\"Në UP ka shumë studentë të zotë dhe mund të krenohemi me ta. Por, në përgjithësi, UP-ja nuk u ofron studentëve kushte adekuate akademike për tu pajisur me njohuri, shkathtësi dhe përvoja të dobishme për punësim dhe avancim të shoqërisë\", ka theksuar Svirca.
Universiteti i Prishtinës sipas tij përballet me shumë vështirësi rreth studimeve Bachelor, Master dhe ato të Doktoraturës.
Ai ka thënë së në parim të gjithë studentëve duhet tu krijohet mundësia për studime Master ngase janë vazhdimësi e studimeve themelore por, në këtë aspekt studentëve po ju bëhet pengesë edhe pagesa për studime në Master dhe Doktoratë.
Me sistemin e Bolonjes, definohet qartë se studimet Master janë vazhdimësi e studime Bachellor dhe si rrjedhojë edhe në indeks figuron semestri vijues.
Studentët në Universitetin e Prishtinës, për studimet Bachellor paguajnë semestrin 50 euro, ndërsa për Master 300 euro.
\"Për këtë çështje studentët disa herë kanë ngritur shqetësimet dhe pakënaqësitë e veta, pasi që konsiderojnë se po u bëhet e padrejtë kur detyrohen të paguajnë semestrin për studime Master 300 euro, e në të njëjtën kohë thuhet se janë vazhdimësi e studimeve bachellor, përderisa nuk ju ofrohet asgjë më shumë dhe nuk kanë fare dallim nga studimet Bachellor, këtë po e them sa i përket aspektit te kualitetit për studimet e ofruara.\"
\"Pra, pse një semestër i studimeve Bachellor të paguhet 50 euro, e semestri vijues për studime Master 300 euro, kur edhe jemi dëshmitarë se pavarësisht këtyre pagesave, studentët ankohen me të drejtë se nuk kanë kushte të mira për studime ose më mirë me thanë edhe pse paguajnë 5 ose 6 fish ma shumë, studenteve nuk u ofrohet as qasje ma e mirë në studime, as kushte me të mira për studime, as qasje në literature të avancuar universitare dhe nuk u ofrohet asgjë më shume që të arsyetohet kjo shume kaq e shtrenjtë e pagesës se semestrit\", është shprehur Svirca.
UP sipas tij merr këto shuma marramendëse nga studentët dhe asnjëherë nuk investon në cilësinë e arsimit.
Përveç semestrave të shtrenjtë, studentët e UP-së të studimeve Master, detyrohen të paguajnë edhe nga 5 euro për provim. Profesorët pra përfitojnë nga studentët, në mënyrë të padrejtë.
Svirca ka pyetur se pse duhet të paguhen profesorët për mbajtjen e provimeve kur ata paguhen në baza mujore dhe janë të obliguar të mbushin normën edhe me studimet Master.