24 Dhjetor 2024

Svirca: Në tregun e edukimit nuk ka një konkurrencë fer

Prishtinë, 10 prill - Deputeti nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Jeton Svirca, duke folur për ligjin për Arsimin e Lartë, në Kuvendin e Kosovës, ka potencuar se në tregun e edukimit nuk ka një konkurrencë fer e cila ndikon në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe avancimin e nivelit të arsimimit ndërmjet sektorit publik dhe privat.

Ai tha se institucionet e arsimit të lartë në sektorin privat po ballafaqohen me probleme të shumta dhe njëkohësisht po diskriminohen, pasi që edhe janë emërtuar si kolegje, gjë që sipas tij nuk është e drejtë.
 
“Sektori privat ka pasur vështirësi dhe janë ballafaquar me probleme sa i përket legjislacionit në fuqi. Marrja e emërimit "Kolegj" apo mos marrja e emërimit "Universitet" ka bërë që të këtë dallime dhe i ka vendosur në një pozicion jo-konkurrues në krahasim me Universitetet Publike në vend, por edhe të atyre në rajon për shkak të perceptimit të opinionit”, ka pohuar ai.

Svirca, ka dhënë edhe disa vërejtje tjera duke filluar nga Këshilli Drejtues, dispozitat kalimtare, e deri te politizimi i UP-së, e për të cilat ka kërkuan nga komisioni që t’i ketë parasysh gjatë shqyrtimit të ligjit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)