27 Dhjetor 2024

Studimet në UP me shumë probleme

Prishtinë, 22 qershor - Qendra për Kurajo Politike (CPC), në kuadër të programit për fuqizimin e kapaciteteve hulumtuese në shkencat shoqërore në Kosovë,  si dhe nxitjes së një dialogu të informuar në mes palëve të interesit, organizoi takimin e dytë të radhës, emëruar „Scientific Cafè”.

Ky takim në fokus të diskutimit kishte gjendjen e studimeve, mësimdhënies dhe hulumtimeve në Universitetin e Prishtinës (UP). Fjalimet hyrëse në takim i mbajtën  Arben Hajrullahu dhe Adem Beha nga Departamenti i Shkencës Politike, si dhe Gëzim Selaci nga  Departamenti i Sociologjisë. Debati vazhdoi me pjesëmarrjen aktive të studentëve nga fakultete e fusha të ndryshme të  studimeve.

Në takim u diskutua mbi transformimin e rolit të përgjithshëm të universitetit në shoqëritë bashkëkohore, duke e fokusuar vëmëndjen në sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet UP dhe e gjithë hapësira akademike kosovare përgjatë këtij procesi. Kështu, gjendja aktuale e studimeve, mësimdhënies dhe hulumtimeve shkencore në UP u vlerësua se ka mjaftë probleme e sidomos kur është fjala për garantimin e cilësisë, shkëmbimin e konkurimin me të arriturat më të reja shkencore në botën e jashtme akademike.

Si problematikë kyçe u identifikua fakti që stërngarkimi i stafit akademik të UP-së me mësimdhënie i zbeh mundësitë për fokusim në punën hulumtuese shkencore. Për më tepër, në njërën anë kontraktimi i stafit akademik vetëm në cilësinë e mësimdhënësve, dhe në anën tjetër kushtëzimi i avansimit në tituj  akadamik bazuar në publikimet dhe hulumtimet shkencore u vlerësua të jetë një politikë kontradiktore. Më tutje, hapësira e arsimit të lartë kosovar u cilësua të jetë e izoluar për sa i përket shkëmbimit të ideve, stafit akademik e studentëve me botën e jashtme akademike, izolim ky i cili më pastaj reflektohet edhe në mungesën e cilësisë së studimit, hulumtimeve e të mësimdhënies.

Studentët e pranishëm në takim adresuan një sërë shqetësimesh për sa i përket të studiuarit në UP. Numri i madh i studentëve, mosaftësimi praktik, mos harmonizimi i programeve akademike me nevojat e tregut të punës, moszbatimi i plotë i reformave, plan programet e vjetëruara, mungesa e hapësirave inovative laboratorike, mungesa e literaturës bashkëkohore, si dhe moszhvillimi i ndërveprimit dhe debatit akademik përbrenda hapësirës universitare u përmendën si disa nga problemet më shqetësuese me të cilat përballën sot studentët e UP-ës. 

Kështu, stimulimi i konkurencës akademike, rritja e transparenës si në aspektin administrativ ashtu edhe në atë akademik, por edhe rritja e llogaridhënies dhe transparenës karshi studentëve dhe taksapaguesve në përgjidhësi, u identifikuan si hapat e nevojshëm që duhet të ndërrmerren në mënyrë që UP, por edhe institucionet tjera, që të kthehet në hapësira të dijes, reflektimit e dialogimit mbi çështjet me interes publik e shkencor, hapësira këto të cilat do të sfidonin modelet dhe sistemet rigjide e të tejkaluara në kohë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)