Studentja Blerinë Ajvazi merr pjesë në Samitin në Korenë Jugore
Gjilan, 13 korrik - Blerinë Ajvazi është studente e Fakultetit të Edukimit Program Fillor në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan, e cila do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e radhës për paqe në Republikën e Koresë Jugore, duke u bërë dhe anëtare e IPYG (International Peace Youth Group) që është pjesë e IWPG International Woman Peace Group.
Pas realizimit të disa aktiviteteve në Universitet si, legjislacioni i fushatës për paqe, videoja celebruese dhe intervista ve të drejtpërdrejta nga Universiteti Kadri Zeka në IPYG në Korenë Jugore, studentja Ajvazi ishte përfaqësuesja më e re në botë ku nga të gjitha videot e realizuara nga e gjithë bota për mbështetjen e Deklaratës së Paqes dhe Ndaljes së Luftërave në Botë, videot e studentes së Universitetit tone janë zgjedhur ndër më të pëlqyerat.
Këtë vit, në muajin shtator, Blerina është ftuar që të merr pjesë në Samitin e radhës në Republikën e Koresë Jugore.
Ndryshe, në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan në muajin dhjetor të 2015, pati qëndruar Delegacioni i Paqes nga Koreja Jugore nën udhëheqjen e Man Hee Lee dhe Nam Hee Kim kryetare e IWPG International Woman Peace Group, vizita e të cilëve ka pasur për qëllim informimin rreth aktivitetet që zhvillon Delegacioni i Paqes HWPL në kërkim të zgjidhjes më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për paqe përmes zbatimit të Deklaratës dhe Konventës Ndërkombëtare për ndërprerjen e luftës dhe konflikteve të armatosura ndërkombëtare.
Edhe Bajram Kosumi, rektor i Universitetit Kadri Zeka, në samitin botëror World Alliance of Religions Peace 2014, i cili është mbajtur në Seul të Koresë në vitin 2014, në mesin e personaliteteve të shquara politike e fetare nga mbi 100 vende të botës, ka nënshkruar deklaratën e Paqes për ndalimin e luftërave.