Studentët vazhdojnë protestën para Rektoratit
Prishtinë, 31 janar - Një numër shumë i vogel i studentëve të Universitetit të Prishtinës edhe sot po protestojnë para Rektoratit të UP-së, duke kërkuar dorëheqjen e rektorit, Ibrahim Gashi. Protesta e stydentëve hyn sot në ditën e katërt.
Lëvizja studentore për Barazi Studim, Kritikë, Veprim me antë të një komunikate shprehen për Rektorin Gashi, se ai duhet t\'a ndalojë menjëherë punën.
Ndalimi i punës së atij që me punën e tij e ka rrënuar Universitetin është punë e mirë. Përpjekja e studentëve për ta ndaluar rrënimin dhe zhbërjen e Universitetit vazhdon. Sa më e gjatë kokëfortësia e tij për të qëndruar në krye të Universitetit, aq më qartë kuptohet se pozitën e vet ai nuk e ka të lidhur me dijen dhe zhvillimin, por me pushtetin dhe abuzimin, thuhet në komunikatën e studentëve.
Ndërsa në seancën parlamentare të mbajtur në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së djeshme gjendja në UP nga disa deputetë është vlerësuar si një gjendje skandaloze.
Disa Grupe parlamentare gjatë seancës se djeshme kërkuan mbajtjen e një debati parlamentar për Universitetin e Prishtinës \"Hasan Prishtina\".
Diskutimi për UP në Kuvendin e Kosovës pritet të zhvillohet javën e ardhshme