Studentët spaguajnë semestrin
Prishtinë, 28 maj - Vendimi i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi që studentët të lirohen nga pagesa e semestrave për 50 për qind ka lënë pa paguar semestrin veror të rreth 30 për qind të studentëve, në Universitetin e Prishtinës Hasan Prishtina, pa ju bërë e qartë se premtimi për tarifat e reja do të fillojnë të zbatohen prej vitit akademik 2014/2015.
Studentët i janë gëzuar këtij vendimi, duke besuar se do të nisë së zbatuari menjëherë, ndonëse në vendim theksohet se data e hyrjes në fuqi është 1 maji. Brenda UP-së, llogaritet se janë rreth 30 për qind e studentëve që nuk kanë paguar semestrin, pas vendimit të nxjerrë nga kryeministri.