Studentët protestojnë kundër avancimit të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë
Tubimi protestues mbahet kundër një profesori nga Fakulteti i Mjekësisë i cili pritet të avancohet në gradën e profesorit të rregullt.
Ndaj këtij profesori janë tri akuza secila më e tmerrshme se tjetra: për plagjiaturë, për faslifikim dhe për ngacmim seksual ndaj një studenteje specializante.
Protestuesit kërkojnë suspendimin e profesorit deri në përfundimin e hetimeve si dhe hetim të brendshëm për të gjitha akuzat ndaj tij të bëra për si për plagjiaturë, falsifikim dhe ngacmim seksual.
Profesori në fjalë në mbledhjen e fundit të Senatit nuk është avancuar, por është kthyer sipas procedurave për rishqyrtim, për shkak të akuzave dhe për shkak të presioneve që kemi bërë ne si organizatë dhe Kallxo.com.
"Rasti i tij do të jetë sërish në Senat. Prandaj ne kemi vendosë të protestojmë", thekson ORCA.