Studentët pësojnë nga mos liberalizimi i vizave
Në Prishinë u mbajt konferenca me temën Liberalizimi i vizave çfarë nënkupton për të rinjtë kosovarë, e organizuar nga Instituti kombëtarë Demokratik. Në konferencë u theksua nevoja e përkushtimit të të gjithë qytetarëve pa dallim në plotësimin e detyrave për marrjen e vizave.
Selvije Kurti nga organizata Youth forum of comunity building of Mitrovica, është një nga shumë të rinj kosovarë që synim kanë ndjekjen e studimeve në vendet e BE-së. Në konferencë u fol për rëndësinë e liberalizimit të vizave. Kurti paraqiti vështërsitë që hasin në pasijen me një vizë për udhëtim në Evropë:
Nëse ndalemi dhe mendojmë se kush pëson nga ky proces, pësojmë ne, studentët dhe qytetarët e thjeshtë. Mos liberalizimi i vizave na ndal neve studentëve, që kemi procedura dhe ballafaqohemi me shumë probleme, por jo ata. Nuk e ndal as klasën politike se janë përfaqësues diplomatikë. Të vetmit që pësojnë janë qytetarët e thjeshtë e studentët.
Institucionet e Kosovës janë duke punuar për plotësimin e gjitha kritereve për arritjen e liberalizimit të vizave theksoi ministrja e integrimeve evropiane Vlora Çitaku. Ajo tha se duhet angazhim i gjithmbarshëm, që Kosova të jetë pjesë e Evropës.
Ndërsa, Ambasadori i Francës Fransua Fitu, duke theksuar nevojën që Kosova të përmbush kriteret e parashtruara për liberalizim të vizave, tha se Kosova është pjesë e Evropës. Ai tha se nuk ka plan B për këtë proces, ju jeni pjesë e planit:
Shumë njerëz të rëndësishëm në historinë e fundit të Kosovës kanë theksuar se sa e gjatë dhe e dhimbshme është rruga e BE-së, do të jetë edhe rruga e juaj që do ta kaloni. Jo që e keni përzgjedhur ju vetë, por për shkak se ju jeni pjesë e këtij rrëfimi. Jeni në Evropë, tha Fitu.
Në konferencën të cilën e organizoi Instituti Kombëtare Demokratik, morën pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë, Ernst Reiche, deputet të rinj, por edhe përfaqësues të rinj të shumë organiztave në Kosovë.