Studentët në protesta kundër profesorit Sylejmani
Prishtinë, 14 nëntor - Sot, në orën 07:00 të mëngjesit mbi 100 studente të fakukltetit të ndërtimtarise dhe arkitekturës (FNA) filluan protestën e tyre në hyrje te ndërtesës së fakultetit përkates (fakultetit teknik).
Kërkesa e tyre është që të largohet menjëherë dhe pa diskutim nga stafi akademik Ing. Hamdi Sylejmani i cili është ligjerues i rregullt i lëndeve Konstruksionet e Betonitdhe Bazat e Betonit te Armuar.
Arsyeja e kësaj proteste është se ky profesor shkel shumë nene të statutit të UP-së e dokumentëve të tjera.
Ky ligjërues sipas tyre është i pakualifikuar për të qenë profesor. Për më tepër asistentja e tij është më e graduar dhe ka titullin master që nuk e ka ligjëruesi Hamdi Sylejmani.
Ky profesor sipas sutudentëve shkel për më tepër nenet 176, 129, 111, dhe nenin 186 të statutit të UP-së. Këto nene përfshinë gradimin e stafit akademjik, vlerësimin e studentëve etj.
Ky profesor shkel edhe ligjin për shërbyes civil pasi që është ligjërues në moshën 68 vjeçare.
Lëvizja studentore për barazi- STUDIM KRITIKË VEPRIM e përkrah protestën e studentëve të FNA-së dhe e sheh si shumë të nevojshme.
Madje, ky është shembull për studentët se si duhet të ngrihet zëri kundër padrejtësive në të gjithë Universitetin.
Studentët aktivistë të SKV-së do ti bashkangjiten protestës paqësore të studentëve të FNA-së duke qenë të vetëdijshëm se çdo problem veç e veç i studentëve përbënë problemin e përbashkët të studentëve në UP.