Studentët në protesta kundër emërimeve në Rektorat
Prishtinë, 1 tetor - Sot, me datën 1 tetor, studentët shprehen revoltën e tyre rreth përzgjedhjeve të reja në Universitetin e Prishtinës.
Si shkas i protesës ishte përzgjedhja e Nuri Behxhetit për prorektor. Pra, aksioni si sotem shpreh kundërshtinë ndaj partitizimit të Universitetit. Gjatë aksionit studentor, që u përcjellë me gjuajtje të veve në drejtim të ndërtesës së rektoratit, rektorati vendosi si zakonisht të thëras policinë e Kosovës.
Policia e Kosovës dërgoi njësitë special të cilat intervenuan brutalisht mbi studentët që arrestuan 7 studentë e lënduan disa të tjerë. Intervenimi i organeve të rendit në objektet universitare përbënë shkelje të ligjit për arsim të lartë. Neni 13 pika 4 ku thuhet:
Mjediset e bartësve të Arsimit të lartë gëzojnë paprekshmërinë nga organet e rendit publik, përveç në raste të përcaktuara ndryshe në ligje të veçanta.
SKV ju bashkua këtij aksioni studentor pasi që emrimet partiake në Universitet dhe dhuna ndaj studenëteve është kërcënim dhe shkelje për të gjithë shoqërinë.
Ne kërkojmë përgjegjësi nga udhëheqësia e rektoratit për gjendjen në të cilën është katandisur Universiteti. Dhuna në oborrin universitar na jep të kuptojmë qe po vazhdohet avazi i vjetër me njerëz të ri. Poashtu policia e Kosovës duhet të përgjigjet për veprimet e sotme.
Rektorati është i studentit. Ai është ndërtuar në saje të punës e rezistencës ndër vite të studentëve e profesorëve. Rektorati duhet të jetë i hapur për secilin studentë.
Viti akademik filloi me protesta. Viti akademik filloi me studentin. Rezistenca ndaj pushtetit në UP do të vazhdoj dhe do të rritet.
Dhjetë studentë të Universitetit të Prishtinës janë arrestuarnga policia gjatë protestës që ata zhvilluan në orët e paradites para Fakultetit Filologjik.