Studentët ndërprenë mbledhjen e Senatit
Prishtinë, 19 shtator - Grupi i Studentëve, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, Ramadan Zejnullahut, të mbështetur edhe nga senatorët e Parlamentit të Studentëve, kanë pamundësuar mbajtjen e mbledhjes së Senatit të këtij universiteti.
Mbledhja është ndërprerë kur grupi i studentëve ka hyrë në sallën e Senatit dhe duke fishkëllyer kanë kërkuar dorëheqjen e rektorit Zejnullahu.
Astrit Dedaj njëri nga përfaqësuesit e studentëve e ka konfirmuar ndalimin e mbledhjes. Ne sot e bllokuam mbledhjen e Senatit. Pjesëmarrës të këtij aktiviteti kanë qenë edhe studentët senatorë. Në sot ia bëmë me dije rektorit se nuk do të ndalemi deri në fund.\"
\"Ai tashmë e ka të qartë se edhe brenda Senatit ka njerëz që nuk i përkrahin shkeljet që i ka bërë, ka thënë Dedaj, duke shtuar se nuk është përdorur forcë për të hyrë në sallën e senatit.
Ai ka thënë se protestat do të vazhdojnë deri në shkarkimin e këtij rektori.
Në këtë mbledhje është dashur të vendoset për shpalljen e konkursit plotësues për pranimin e studentëve të rinj dhe zgjedhjen e prorektorëve të këtij universiteti.