28 Dhjetor 2024

Studentët mbështesin reformat e nisura nga rektori Zejnullahu

Prishtinë, 8 tetor - Grupe të studentëve të mbështetur nga shoqëria civile kanë njoftuar se janë dakorduar për mbajtjen e një marshi të studentëve dhe qytetarëve si taksapagues që e bëjnë të mundshëm ekzistimin e Universitetit të Prishtinës, në mbështetje të reformave të nisura nga menaxhmenti aktual i tij dhe për rritjen e cilësisë në arsim në përgjithësi.

Në njoftimin për media theksohet se Universiteti i Prishtinës po kalon në një periudhë të vështirë si pasojë e interferimit të politikës dhe funksionimit të grupeve të interesit të cilat po mundohen t’i pengojnë reformat që e kanë ngritur për njëmijë vende pozitën e universitetit në vlerësimin ndërkombtar.

\"Grupe të ndryshme studentësh të lidhur me grupe të dyshuara për falsifikime e vepra të tjera penale, po manipulojnë me studentët duke i keqinformuar dhe duke i joshur me premtime për uljen e kritereve kinse për t’i përmirësuar kushtet e studimeve. Kjo iniciativë në thelb kriminale duhet ta marrë përgjigjen e të gjithë qytetarëve që mbushin fondet publike me të cilat mbahen institucionet publike siç është universiteti\", theksohet në njoftimin për media.

Në përgjithësi arsimi në Kosovë është në një nivel të mjerueshëm duke bërë që niveli akademik e intelektual në Kosovë të jetë nën nivelin ballkanik e evropian.

Prandaj, sot duke filluar nga ora 10:00, para Bibliotekës Kombtare këto grupa do të bëjnë prezantimin e kërkesave dhe marshutës për marshin që do të mbahet gjatë kësaj jave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)